Podujeva merr vendim: Ndalohet posedimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset shkollore.

- paragrafi 1 -

Siç ka bërë të ditur ai, vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt.

- Advertisement -

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024″ thuhet në njoftimin e kryetarit të Podujevës.