E hënë, 20 Janar, 2025

“Po nxjerrim analfabetë, Jasharaj Kurtit: SBASHK’u nuk bën planprograme, as nuk punëson mësimdhënës

- Advertisement1-

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, ka reaguar ndaj deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti i cili tha se më shumë se gjysma e fëmijëve nga shkolla dalin si analfabetë.

Sipas Jasharajt, ato shifra janë të pasakta, por nëse do të ekzistonte diçka e tillë, atëherë tha se shkollat do shkollat duhet të mbyllen.

- Advertisement -

“Arsimi në Kosovë është ky që është, por nëse prodhohen 67 për qind analfabetë në shkollat tona, atëherë shkollat duhet të mbyllen, sepse s’na duhen. Këtë shifër që s’di ku e kanë marrë, nuk është e saktë. Ka dy tre nxënës në klasa më të llastuar, që nuk kanë mësuar, por ua kanë falur notat ndoshta, por nxënësit e tjerë kanë qenë të mirë, shumë mirë dhe të shkëlqyeshëm”, ka thënë ai në deklarimin e bërë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Kreu i SBASHK’ut theksoi se SBAShK-u nuk është fajtor për cilësinë e dobët në arsim, pasi që sipas tij, kjo sindikatë nuk bën planprograme.

“SBAShK-u nuk është fajtor, sepse nuk bën as planprograme, as nuk merr kuadro në shkollë, këto kuadro që i kanë marrë DKA-të, ne të anëtarësuarit jemi të detyruar t’i mbrojmë dhe po e bëjmë detyrën tonë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Kurti në konferencën e tij për media tha se kur nuk shkolla nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale, ose punëtorë krahu në Gjermani.

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh qeverinë, kërcënosh qeverinë me rrënim të shtetit, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor, por po shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare për të bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...