Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me të shtëna armësh një universiteti në pjesën qendrore të Pragës, dy ditë më parë.
Në raportime thuhet se incidenti ndodhi në Fakultetin e Arteve të Universitetit Çarls, që ndodhet në Sheshin “Jan Palach”.
Gazetari Jakob Weizman, që jeton që një kohë në Prishtinë, ishte lajmëtari i parë i kësaj ngjarje, ai kishte rrëfyer për gjendjen e tij gjatë sulmit në Pragë të Çekisë.
Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj ka zhvilluar një intervistë me Weizman, i cili ka treguar më ne detaje se çfarë kishte ndodhur atë ditë.
“Tash për momentin jam rrugës për në Francë. Dje ishte një katastrofë për mua dhe është e vështirë të mendoj. Nuk e di është shumë e vështirë për të dëgjuar fjalë për… me fol për përjetimin… Po du me tregu edhe historinë që ka ndodhë. Isha në ligjëratë, në klasë, në ora 2 e 30 pasdite. Kisha provim në Gjuhën Shqipe.” – ka thënë ai.
Weizman ka treguar se ishte shumë i frikësuar dhe se kishte dëgjuar shumë zhurmë.
“Dhe kur e përfundova provimin, dëgjova shumë zhurmë në fakultet. Ishim në kat të tretë. Kam pas shumë frikë. Nuk e dija nëse do të qëllonte derisa isha në provim. Pas dhjetë minutave isha i sigurt që ishte ai që po qëllonte. Dëgjova shumë…për studentin. Profesori im u përpoq të mbyllte derën por nuk funksioni. Për fat unë mund të mbyllja derën në fund. Për pesë minuta unë krijova një barrikadë. Dikush provoi ta hapte derën shumë dhe dhunshëm. Mendova që ishte studenti me armë.” – ka treguar ai. /Nacionale
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.