E diel, 8 Shtator, 2024

Po këndonte ndërsa pastronte shtëpinë, videoja e 8 vjeçares bëhet virale në TikTok

- Advertisement1-

Një vajzë e vogël që interpreton këngën e Alicia Keys “Girl on Fire” po tërheq vëmendjen e miliona ndjekësve në mediat sociale.


Tom Coverly filmoi vajzën e tij Anni, 8 vjeç e cila po interpretonte ndërsa pastronte pishinën e shtëpisë së saj. Coverly e postoi videon në TikTok dhe tani ajo është parë nga 9 milion njerëz.

- Advertisement -

Coverly i tha “Good Morning America” ​​se gruaja e tij, Tiffany Coverly, është një këngëtare dhe ata nuk e kishin idenë se Anni kishte të njëjtin talent derisa ai e pa duke kënduar.

“Ajo po këndonte me pasionin më të madh,” tha ai.

Edhe Keys e komentoi videon, duke lavdëruar Anni për aftësitë e saj duke kënduar. Ajo shkroi :“Unë të dua! Këndo, je e mahnitshme. Dhe “You are on fire.”

“Ka qenë një nxitje e madhe për besimin e saj,” tha babai i Anni. “Thjesht ka qenë e bukur.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...