E hënë, 20 Janar, 2025

“Po degradohet familja”, 5 komuna ndalojnë përdorimin e doracakëve për edukim seksual në shkolla

- Advertisement1-

Disa komuna kanë marrë vendim për ndalimin e përdorimit në shkolla të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12, shkruan AlbanianEducation.net.

Komuna e Prishtinës, e Vitisë, e Fushë Kosovës, e Deçanit, e Skenderajt, kanë njoftuar se kanë ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës, pas reagimeve të shumta për përmbajtjen e tyre.

- Advertisement -

Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit Drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

Sipas saj, përmbajtja në këta doracakë është edhe abuzuese me fëmijët.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Njoftimi nga Komuna e Skenderajt:

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij.

- Advertisement -rrrrrrr

Njoftimi ng komua Fushë Kosovës:

Të dashur qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës,
Sot (dje) kemi marrë vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.
Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.
Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme.
Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë.

 

Njoftimi nga Komuna e Vitisë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vitisë,

Që nga nesër (sot), do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Vitisë.

Ky vendim do të merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona. 

Njoftimi nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Sot kemi marrë vendim për të mos aplikuar përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Deçanit.

Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe e papërshtatshme për fëmijët dhe jemi të bindur se ky vendim për mosaplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë. 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook kanë bërë të ditur se do të rishikohen doracakët në lidhje me edukatën seksuale.

Në lidhje me debatin e ditëve të fundit, MASHT-i ka njoftuar se “s’ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual”.  AlbanianEducation.net.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...