Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi ka njoftuar se po bëhen gati të nisin Festivalin e Shkencës në të gjitha shkollat e mesme të vendit, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo tutje ka thënë se këtë javë kanë zhvilluar takimet koordinuese për të nisur fazën e parë të festivalit, ndërsa po vijojnë informimin në të gjitha shkollat që të rinjtë të kenë një mundësi të re për të shfaqur talentin, idetë dhe krijimtarinë e tyre shkencore 🤖💡📚
Njoftimi i plotë:
Bëhemi gati të nisim Festivalin e Shkencës në të gjitha shkollat e mesme të vendit 🔬🚀
Këtë javë kemi zhvilluar takimet koordinuese për të nisur fazën e parë të festivalit, ndërsa vijojmë informimin në të gjitha shkollat që të rinjtë të kenë një mundësi të re për të shfaqur talentin, idetë dhe krijimtarinë e tyre shkencore 🤖💡📚
💻 Nga projektet kërkimore tek aplikacionet digjitale, eksperimentet, projektet inxhinierike, modelet 3D apo aplikime të inteligjencës artificiale, robotikës, programimit deri te produktet artistiko-shkencore #STEAM ky festival do të bëhet skena ku promovohen talentet dhe lindin ide të mëdha 🦾
#FestivaliShkences 🔝