Plotësohet dëshira e vogëlushit me leukemi

- Advertisement -

Dëshira e një djaloshi 6-vjeçar në Rhauderfehn, të sëmurë me leuçemi ishte të shikonte motorë të parakalonin para shtëpisë së tij.

- paragrafi 1 -

Familja bëri postimin në Twitter duke shpresuar se të paktën 30 persona do t’i përgjigjeshin ftesës, por nuk ndodhi kështu….mbi 20.000 motorçiklistë nga e gjithë Gjermania u shfaqën për të plotësuar dëshirën e djalit me sloganin “Zhurmë për Kilianin”.

- Advertisement -

Kiliani i vogël u diagnostikua me leuçemi në janar të këtij viti. Pavarësisht terapive dhe operacioneve emergjente të kryera për të luftuar sëmundjen, prindërit e vogëlushit morën lajmin se Kiliani nuk ka asnjë mundësi që të rikuperohet. Kështu, për ta gëzuar atë sado pak, prindërit e tij vendosën t’i plotësonin dëshirën e vetme të tij.

Thirrja për paradën e motoçikletave u shpërnda kudo në rrjete sociale. Pilotët u takuan në tre pika kryesore dhe nganë motorët e tyre drejt shtëpisë së Kilianit për tre orë.

“Ne shpresojmë që Kilian ta ketë shijuar “zhurmën”!-kështu u shprehën nga shërbimet e emergjencës së qytetit dhe i falenderojnë të gjithë për mirëkuptimin, disiplinën dhe mbështetjen për të realizuar këtë dëshirë të vogëlushit Kilian.