Një fjalë në pllakën e murit të vendosur në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ka një gabim drejtshkrimor.
Aty është shkruar në gjuhën angleze “Univerity of Prishtina” dhe poshtë kësaj shkruan “Rectorate”. Pra, i mungon një shkronjë fjalës “Univer(s)ity”, që në shqip përkthehet – Universitet.
KALLXO.com ka publikuar një fotografi në të cilën shihet gabimi drejtshkrimor në pllakën e murit të vendosur në oborrin e Rektoratit.
Arben Hajrullahu, rektori i UP-së dhe Besnik Loxha, ushtruesi i detyrës së sekretarit të UP-së, janë kontaktuar disa herë përmes telefonit nga KALLXO.com, më 11.09.2025, por nuk kanë qenë të qasshëm.
KALLXO.com u ka dërguar pyetje edhe në emailadresat zyrtare dhe është duke pritur përgjigje që kur është vendosur muri në oborrin e Rektoratit dhe kur do ta korrigjojnë gabimin drejtshkrimor.