4-vjeçarja Sofia Felitses qëndron zgjuar për shumë net, duke qarë dhe duke kërkuar nënën e saj, e cila vdiq nga koronavirusi në prill. Ajo tani po rritet nga halla e saj, Janet Navarro, së bashku me tre fëmijët e saj. Por ky nuk është rasti i vetëm, shkruan “WSJ”.
Një vit e gjysmë pas shfaqjes së Covid-19 në jetën tonë ne numërojmë vdekjet dhe rastet në baza ditore, por rrallëherë mendojmë për viktimat e tjera: afërsisht 1.1 milion fëmijë që humbën kujdestarin e tyre parësor, sipas një studimi të fundit botuar në revistën shkencore “Lancet”.
Goditja është e rëndë në Amerikën Latine
Situata është e zymtë veçanërisht në vendet e Amerikës Latine, ku kemi 1/3 e vdekjeve nga Covid në të gjithë botën. Vendi më i goditur është Peruja, 10.2 fëmijë për 1,000 kanë humbur një nga prindërit.
Meksika, Brazili dhe Kolumbia janë gjithashtu në pesë të parët, ndërsa në vendin e 8 -të është Argjentina. Disa ditë më parë, autoritetet në Meksikë njoftuan se 118,362 fëmijë në vend humbën të paktën një nga prindërit e tyre nga pandemia.
Edhe pse në shumë vende të Amerikës Latine u morën masa të rrepta kufizuese herët, në fillim shumë njerëz nga shtresat më të varfra veçanërisht vazhduan të shkonin në punë edhe nëse kishin simptoma për shkak të frikës se mos humbnin të ardhurat e tyre.
Në Indi, më shumë se 75,000 fëmijë humbën njërin ose të dy prindërit nga Covid 19 midis Prillit 2020 dhe Korrikut. Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për efektet tek këta fëmijë dhe një rrezik në rritje të problemeve të shëndetit mendor, varfërisë dhe abuzimit.