Piktura simbol e pandemisë, shitet në ankand për shifrën marramendëse

- Advertisement -

Vepra e artistit britanik në rrugë Banksy u shit në ankand të martën me një çmim rekord prej afër 23 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen shërbimit shëndetësor britanik, i cili është nën presion të fortë nga pandemia e koronavirusit, shkruan CNN.

- paragrafi 1 -

“Game Changer”, një dedikim bardh e zi për punonjësit e kujdesit shëndetësor që fillimisht vlerësohej mes 2.5 dhe 3.5 milionë euro, u shit në shtëpinë e ankandeve Christie’s 23 milion dollarë, dhe kjo tejkalon rekordin e mëparshëm të Banksy mbajtur nga “Parlamenti i Monkeyve”, një kanavacë që përfaqëson majmunët që debatojnë në Parlamentin Britanik, e shitur në 2018 gjatë debateve për Brexit për 11.5 milionë euro.

- Advertisement -

Drejtuesi i ankandit falënderoi Banksy për “gjestin e mahnitshëm” dhe kujtoi se shumica e parave do të përdoreshin për përfitimet e stafit mjekësor dhe pacientëve të një spitali në Southampton, në jug të Anglisë.

- Advertisement -

Piktura ‘Game Changer’ përmban një djalë që hedh kukullat Batman dhe Superman në plehra dhe luan me një kukull që përfaqëson një infermiere me një maskë mbrojtëse në fytyrën e saj.

“Game Changer përfaqëson një dritë shprese për stafin dhe pacientët në spitalin Southampton dhe artisti donte të shiste pikturën në ankand në favor të spitalit”, shpjegoi Drejtori i Shitjeve i Christie’s Katharine Arnold.