Pianistja Melisa Ibrahimi nga Mitrovica nderohet me titull ndërkombëtar në Spanjë

- Advertisement5 -

Pianistja nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, po vazhdon sukseset në skenën ndërkombëtare.

- paragrafi 1 -

Ajo është nderuar me titullin prestigjioz “Artistic Ambassador of Kosovo – Spain” nga World Piano Association Spain, një çmim që vjen si vlerësim për kontributin e saj artistik dhe përfaqësimin e vendit përmes muzikës.

- Advertisement - M1

Ibrahimi përmes një postimi në Facebook është shprehur thellësisht e nderuar për këtë çmim, duke e cilësuar atë si një simbol të fuqishëm të përfaqësimit të Kosovës në Spanjë.

pi

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement - m2

🥹 “Artistic Ambassador of Kosovo – Spain”

Award of Supreme Excellence — Melisa Ibrahimi

Jam thellësisht e nderuar nga World Piano Association Spain me këtë titull prestigjioz.
Ky vlerësim përfaqëson një simbol të fuqishëm të përfaqësimit të Kosovës në Spanjë, një urë e ndërtuar përmes muzikës, përkushtimit dhe pasionit të palëkundur.

Mbajtja e këtij titulli është një përgjegjësi të përfaqësoj vendin tim me dinjitet dhe të vazhdoj të ndërtoj një karrierë artistike ndërkombëtare këtu në Spanjë.

Shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë mbështetësit që besojnë në punën dhe vizionin tim. Faleminderit të gjithëve në Spanjë që më kanë hapur dyert tash e 3 vite! Faleminderit profesorit Giuseppe Devastato për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm në çdo hap të rrugëtimit tim.

Faleminderit z. Pierro për nderin e dorëzimit të këtij çmimi!

Spanjë, 15 prill 2026