Pianistja nga Mitrovica, Melisa Ibrahimi, ka bërë sërish krenar jo vetëm qytetin e saj por edhe Kosovën.
Ajo ka fituar çmimin e argjendtë “Global Music Awards Honors Los Angeles 2026”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë vet Melisa përmes një postimi në Facebook.
“E vlerësuar nga kritikët “duar që prodhojnë këtë vullkan”, dhe fitorja e çmimit të argjendtë në Global Music Awards Los Angeles 2026, është një emocion, dhe krenari!”, ka shkruar Melisa.
