E premte, 22 Nëntor, 2024

Pfizer: Vaksina është efikase edhe për fëmijët 11-15 vjeç

- Advertisement1-

Agjencia amerikane e barnave pritet të vendosë për vaksinimin e fëmijëve 5 deri 11 vjeç.


Kompania, Pfizer dhe BioNTech, njoftuan se në testet laboratorike vaksinat anti-Covid kanë treguar efikasitet të lartë te të miturit, ndaj është kërkuar përdorimi urgjent i tyre edhe për moshat e vogla.

- Advertisement -

Nëse miratohet për përdorim, janë rreth 28 milionë fëmijë amerikanë të moshave 5 deri 11 vjeç që do të imunizoheshin ndaj sëmundjes infektive.

Një sondazh i muajit të kaluar tregoi se 26 për qind e prindërve me fëmijë të këtyre moshave do i vaksinonin menjëherë ata; 40 për qind do të prisnin sa efikase është vaksina dhe 25 për qind nuk do zgjidhnin t’i vaksinonin.

Fëmijët amerikanë të moshave 12 vjeç e sipër janë lejuar ta marrin vaksinën prej muajit maj, por më pak se gjysma janë të imunizuar deri më sot.

Fëmijët i kalojnë më lehtë simptomat e koronavirusit, raporton Oranews.

Të dhënat nga viti i parë i pandemisë në Angli zbulojnë se 1 në 50 mijë fëmijë nën 18 vjeç përfunduan në spital me simptomat e sëmundjes, ndërsa 2 vdekje në 1 milion raste ishte rreziku absolut i mortalitetit nga infeksioni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...