E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pfizer kërkon vaksinë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç, por çfarë ndryshon nga doza e adoleshentëve

- Advertisement1-

Kompania Pfizer i ka kërkuar Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave, që të autorizojë vaksinën tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.


Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane, në një kohë kur prindërit kanë shprehur shqetësimet për infektimin e fëmijëve të tyre, me nisjen e vitit të ri shkollor në klasa e ndërkohë që varianti Delta i virusit vijon të përhapet në gjihë Amerikën e jo vetëm.

- Advertisement -

Rritja e numrit të rasteve me të infektuar ka çuar në një rritje të shtrimeve në spital në SHBA, përfshirë fëmijët e vegjël të cilëve aktualisht nuk iu kërkohet të vaksinohen.

Ndërkaq, muajin e kaluar Pfizer publikoi disa të dhëna që treguan se kryerja e dy dozave prej 10 mikrogramësh- ose një e treta e dozës së përdorur për adoleshentët dhe të rriturit-është e sigurt dhe gjeneron një përgjigje imune të fortë tek fëmijët e vegjël. Sipas zyrtarëve të Pfizer, vaksina në atë sasi prodhoi një përgjigje të mirë imune, ngjashëm me ata të moshës 16 deri në 25 vjeç.

Efektet anësore të zakonshme për adoleshentët dhe të rriturit përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, ethe temperaturë dhe të përziera.

Kërkesa e kompanisë sot mund të nënkuptojë që aplikimi nuk do jetë i disponueshme deri rreth nëntorit pasi edhe FDA do duhet të rishikojë të dhënat për atë grupmoshë siç bëri për moshat 12 deri në 15 vjeç.

Pfizer dhe BioNTech kërkuan përdorimin e vaksinës tek adoleshentët më 9 prill dhe kërkesa u autorizua nga FDA më 10 maj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...