E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Pfizer autorizohet për t’u përdorur tek fëmijët

- Advertisement1-

Nga kjo e enjte, në Shtetet e Bashkuara do të nisë imunizimi i fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës nga 12 deri në 15 vjeç, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNtech.


Administrata Amerikane e Ushqimit e barnave bëri të ditur vendimin për të zgjatur autorizimin e përdorimit emergjent, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

- Advertisement -

“Vendimi lejon që një popullsi më e re të mbrohet kundër COVID-19, duke na sjellë më pranë ndjenjën e kthimit të normalitetit, me shpresën se po i vjen fundi pandemisë. Prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të jenë të sigurt që agjencia ka kryer një kontroll rigoroz dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion, për përdorimin e kësaj vaksine.

”Presidenti Xho Bajden në një postim në rrjetin social twitter deklaroi se ky është një zhvillim premtues në luftën kundër virusit. Kanadaja është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin e kësaj grupmoshe me vaksinat Pfizer- BioNTech.

Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave po e shqyrton dokumentacionin dhe mundësinë e dhënies së dritës jeshile për përdorimin e kësaj vaksine, për moshat 12-15 vjeç ndërsa një vendim konkret pritet në muajin qershor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...