Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në fshatin Damjan të Komunës së Gjakovës, ku drejtori i shkollës fillore në këtë fshat, Nazmi Pnishi, dyshohet për shkelje të rënda disiplinore.
Emisioni “Piranjat” ka raportuar se Pnishi i ka dërguar 17-vjeçares tekste dhe video me përmbajtje intime.
Ndaj këtij rasti ka reaguar Komuna e Gjakovës e cila ka njoftuar se drejtori është pezulluar menjëherë.
“Komuna e Gjakovës, duke u bazuar në përgjegjësinë ligjore dhe morale për ruajtjen e standardeve në institucionet arsimore, ka marrë vendim për pezullimin e menjehershem, deri në nxjerrjen e Vendimit Përfundimtar, për drejtorin e SHFMU “Pjetër Bogdani” në Demjan, Nazmi Pnishi, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore.
Ky hap është ndërmarrë për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tonë arsimor.
Komuna e Gjakovës distancohet fuqishëm nga veprimet individuale të personit në fjalë dhe mbështet të gjitha hapat e ardhshëm nga institucionet relevante, në përputhje me ligjet e vendit tonë”, thuhet në reagim.

Poashtu ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
“Në emër të Komunës së Gjakovës dhe në emrin tim personal, distancohem plotësisht dhe pa asnjë rezervë nga ky individ dhe çdo veprim i tij i turpshëm, i cili bie ndesh me moralin njerëzor dhe misionin e shenjtë të arsimit. Personi në fjalë është pezulluar menjëherë nga pozita e drejtorit të shkollës sipas procedurave ligjore në fuqi, ndërsa komuna ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunim të plotë e të pakushtëzuar për organet e rendit dhe prokurorinë me qëllim që ky rast të marrë dënimin maksimal ligjor”, ka thënë Gjini.
Postimi i tij i plotë: