Pezullimi i pagave për punëtorët e sektorit publik: Ja çfarë thotë Ligji për greva

- Advertisement -

Më 25 gusht ka nisur greva për rritje page e punëtorëve të sektorit publik, me kërkesën e vetme dhënien shtesë nga Qeveria prej 100 eurove, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

- paragrafi 1 -

Por Qeveria deri më tani nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët me grevistët dhe këta të fundit insistojnë se greva nuk do të ndalet derisa t’iu plotësohen kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Duke parë vendosshmërinë e grevistëve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur kërcënimin ndaj tyre duke kërkuar listën e nëpunësve grevistë, në mënyrë që të njëjtit të penalizohen në rroga.

Por çfarë thotë Ligji për greva i cili ishte miratuar në vitin 2010, e më pas ishte plotësuar sërish me disa detaje të tjera.

Neni 13 i këtij ligji kur flet për mbrojtjen e të drejtave të punësuarve gjatë grevës thotë:

- Advertisement -

“Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës”, thuhet në paragrafin e parë të këtij neni.

Paragrafi tjetër specifikon se gjatë kohës së grevës punëdhënësit nuk mund t’i zëvendësojnë pjësëmarrësit në grevë me punëtorë të ri.

Dykuptimësia e këtij ligji, vjen si rezultat i një plotësim/ndryshimi të tij, i cili mban datën 6 shtator 2012. Me këtë plotësim/ndryshim, ndryshohet neni 18.

Neni 18: Tre paragrafë janë paraparë në mënyrë që të rregullohet ligjshmëria e grevës: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, Ndërprerja ose largimi nga marëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme është i kundërligjshëm, paragrafi i dytë nuk zbatohet kur i punësuari gjatë grevës kryen një akt që bie ndesh me ligjin.