Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë në fushën e inteligjencës artificiale

- Advertisement5 -

Doktoranti shqiptar në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU) prezantoi një punim shkencor mbi vozitjen autonome dhe parashikimin e manovrave të automjeteve, duke u vlerësuar me rezultatin maksimal.

- paragrafi 1 -

Një tjetër arritje e rëndësishme akademike vjen nga diaspora shqiptare në Gjermani. Studiuesi shqiptar Petrit Rama ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin Teknik të Kaiserslautern-it (RPTU), duke shënuar sukses në një nga fushat më të avancuara të teknologjisë moderne – inteligjenca artificiale dhe vozitja autonome.

- Advertisement - M1

Disertacioni i tij shkencor trajton temën e parashikimit të manovrave dhe ndërrimit të korsisë në automjetet autonome, duke u bazuar në arkitektura të avancuara të mësimit të thellë (deep learning) dhe në përpunimin e të dhënave multimodale.

Sipas komisionit vlerësues, puna e Ramës paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe rritjen e saktësisë së vendimmarrjes në sistemet inteligjente të transportit, duke ndihmuar zhvillimin e teknologjive që synojnë automatizimin e plotë të drejtimit të automjeteve.

7cd1451b d159 4572 9cc7 f7f03f4fed53 768x927 1

- Advertisement - m2

Për nivelin e lartë shkencor dhe prezantimin e suksesshëm të punimit, komisioni akademik e vlerësoi doktoraturën me notën maksimale “summa cum laude”, një nga vlerësimet më të larta që jepet në sistemin universitar gjerman.

Profesori Blerim Rexha, pjesë e komisionit vlerësues, e cilësoi këtë arritje si një moment krenarie dhe një dëshmi të potencialit të lartë të studiuesve shqiptarë në fushat bashkëkohore të shkencës dhe teknologjisë./Albinfo.ch