Petrit Hoxha zgjidhet Kryetar i ri i Këshillit Drejtues të shkollës “Ismail Qemmali” në Prishtinë

- Advertisement5 -

 Në ambientet e shkollës u zhvillua sot mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës, ku përfaqësues të Këshillit të Prindërve dhe Këshillit të Mësimdhënësve votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij organi drejtues.

- paragrafi 1 -

Përmes votimit të fshehtë, anëtarët e KDSh-së vendosën që drejtimin ta marrë Petrit Hoxha, i cili fitoi shumicën e votave.

- Advertisement -

Organet drejtuese të shkollës falënderuan gjithashtu kryetaren në largim, Mimoza Osmani, për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të saj.

Njoftimi i shkollës:

Njoftim

- Advertisement -

Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSh). Qëllimi i këtij takimi ishte zgjedhja e Kryetarit të ri të Këshillit Drejtues, në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e parapara.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit të Prindërve dhe të Këshillit të Mësimdhënësve, të cilët përmes procesit të votimit të fshehtë zgjedhën Kryetarin e ri të KDSh-së.

Me shumicë votash, Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës u zgjodh z. Petrit Hoxha.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e dhënë. Një falënderim i veçantë i drejtohet Kryetares së deritanishme, znj. Mimoza Osmani për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për shkollën gjatë gjithë mandatit të saj.

Kryetarit të ri i urojmë punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e marrë.