Peticioni kundër shamive në shkolla u ndërpre, flet nismëtarja: “Me këso lloj shamiash po shkojmë në drejtim të arabizimit”

- Advertisement -

Ditë më parë, në platformën online Change.org, nisi një peticion për ndalimin e bartjes së shamisë në shkollat e Kosovës. Por, peticioni është ndërprerë nga platforma Change.org, dhe as nismëtarja ende nuk ka marrë përgjigje pse ka ndodhur një gjë e tillë.

- paragrafi 1 -

Lulieta Bunjaku tregoi arsyet që e shtyen në nisjen e këtij peticioni.

- Advertisement -

Sipas saj, shamia që e bartin vajzat në shkollë nuk është e jona dhe kjo na shpie drejt siç e quan ajo “arabizmit”.

“Nuk jam kundër islamit si islam por jam kundër shamive nëpër shkolla prandaj e mora këtë iniciativë” – tha fillimisht Bunjaku për Insajderin.

“Kemi ne shamijat tona, veshjën tonë kombëtare më të bukur në bote… pse duhemi të marrim veshjen e shamijat/burkat të arabëve?” – tha ajo për Insajderin.

- Advertisement -

Ndërkaq, nismëtarja e këtij peticioni theksoi se ajo nuk e ka ndërprerë atë, por platforma e ka mbyllur.

“Nuk e kam nderprerë une por Change.org të peticioneve e kanë hjek, me keqardhje” – përfundoi ajo.

Ndryshe, ky peticion që u anulua nga “Change.org” erdhi pas kërkeses për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla, “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ishte kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti kërkuan të ndryshohet një nen i udhëzimit administrative.

Kampanja në fjalë përfundoi ditë më parë, pasi sipas iniciuesve, kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit.