“Peter Pan”, “Dumbo”, “Libri i xhunglës”/ “Disney” bllokon filmat e famshëm për fëmijë! A jeni dakord me arsyen?

- Advertisement -

Gjigandi Disney vendosi të bllokojë disa nga filmat klasikë të animuar, në kategorinë për fëmijët nën moshën shtatë vjeç.


“Peter Pan”, “Dumbo”, “ The Aristocats”, janë ndër filmat që janë hequr për t’u parë nga fëmijët e vegjël, lidhur me shqetësimet se ata promovojnë “steriotipe të dëmshme”.

- Advertisement -

Filmat e animuar u gjykuan se kishin portretizuar çështje që Disney beson se janë të papërshtatshme për t’u parë nga fëmijët nën shtatë vjeç.

“Peter Pan” u bllokua sepse paraqet një fis amerikan vendas, anëtarët e të cilit quhen “lëkurëkuq”.

Filmi i vitit 1970 “The Aristocats” ka një karakter të quajtur Shun Gon, tiparet e të cilit janë quajtur një karikaturë shumë fyese për njerëzit e Azisë Lindore.

- Advertisement -

Po ashtu u bllokuan edhe filmat e animuar “Lady and the Tramp” dhe “Libri i xhunglës”.