Peshonte vetëm 420 gram kur lindi, foshnja që mbijetoi vendos rekord në botë

- Advertisement -

Një djalë nga Alabama, SHBA që peshonte më pak se një kilogram kur erdhi në jetë është certifikuar si foshnja më e vogël që ka lindur para kohe.

- paragrafi 1 -

Guinness njoftoi të mërkurën se Curtis Means, që peshonte vetëm 420 gram në lindje, vendosi një rekord të ri.

- Advertisement -

I lindur 132 ditë para kohe më 5 Korrik 2020 me një binjak që nuk mbijetoi, Curtis tani është i shëndetshëm dhe 16 muajsh. Dr. Brian Sims tha se statistikat tregojnë se fëmijët e lindur kaq të vegjël nuk kanë pothuajse asnjë shans për të mbijetuar, por Curtis i mposhti shanset.

121516491 9be8ac76 3cb0 462f 9b8e 55ef51215951

Curtis doli pas 275 ditësh në spital. Ai kishte nevojë për ndihmë nga terapistët që të fillonte të përdorte gojën dhe të hante. “Të jem në gjendje të marr Curtis në shtëpi dhe të befasoj fëmijët e mi më të mëdhenj me vëllain e tyre më të vogël është një moment që do ta kujtoj gjithmonë“, tha nëna e vogëlushit.

- Advertisement -

121516493 1b747b1a 9640 449b 9854 64342c8953c6