E diel, 24 Nëntor, 2024

Pesha mesatare e të porsalindurit: Si të monitoroni rritjen e bebit tuaj

- Advertisement1-

Pesha e një të porsalinduri shpesh përdoret si tregues i shëndetit të përgjithshëm kështu që është tejet e rëndësishme monitorimi i këtij procesi.

Por si e di një prind nëse fëmija i tyre po shton peshë me një ritëm të shëndetshëm?

- Advertisement -

Ekzistojnë disa udhëzime të përgjithshme që prindërit mund të shikojnë për të ndihmuar të vëzhgojnë përparimin e foshnjës së tyre shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.

Si të monitoroni rritjen e bebit tuaj?

Shumica e foshnjave që kanë lindur në kohë të plotë (38-40 javë shtatzëni) peshojnë midis 2-4 kg.

Pesha e lindjes mund të ndikohet nga shumë faktorë, të tillë si gjinia e foshnjës, shëndeti i nënës gjatë shtatzënisë, ushqimi gjatë shtatzënisë, lindja e shumëfishtë ose shëndeti i foshnjës në lindje.

Poashtu, foshnjet mund të lindin jashtë udhëzimeve mesatare dhe të jenë akoma plotësisht të shëndetshme.

Në anën tjeter, pritet që të sapolindurit të humbin peshë në 5-7 ditët e para të jetës.

- Advertisement -rrrrrrr

Një humbje peshe prej 5% konsiderohet normale për një të porsalindur të ushqyer me formulë. Ndërsa një humbje 7-10% konsiderohet normale për foshnjat që ushqehen me gji.

Shumica e foshnjave duhet të rimarrin këtë peshë të humbur pas 10-14 ditëve përmes qumështit të gjirit ose formulës.

Thuhet se të porsalindurit do të kenë dyfishuar peshën e tyre të lindjes me rreth 3-4 muaj e parë.

Në muajin e katër, shtimi i peshës do të fillojë të duket ndryshe për bebet që ushqehen me gji dhe ato që ushqehen me qumësht.

Kërkimet tregojnë qartë se bebet që ushqehen me gji dhe ato me formulë rriten me ritme të ndryshme duke filluar nga mosha 4 muajshe.

Mirëpo, çfarë është e rëndësishme këtu të përcillet është edhe lirimi ose jashtëqitjet e foshnjës tuaj.

Pas javës së parë, një i porsalindur duhet të ketë të paktën 5-7 pelena të lagura në ditë dhe të paktën rreth 3-4 pelena të pista. (Kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe foshnjat që ushqehen me formulë duket se kanë më pak lëvizje të zorrëve sesa foshnjat që ushqehen me gji).

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...