E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët

- Advertisement1-

Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e vitit të ri shkollor shqetësimi i prindërve për fëmijët është edhe pesha e rëndë e librave.

Nga shkolla “Kosova”, gazetarja e A2CNN, Anxhela Celibashi bisedoi për këtë problem me Xhoanan, nënën e saj dhe fizioterapistin Kleton Kadillari. Prindërit e Xhoanës e kanë gjetur zgjidhjen me notin dhe lëvizjen me biçikletë për të çuar vajzën e tyre në shkollë, por çfarë duhet të bëjnë prindërit e tjerë për këtë problem.

- Advertisement -

Fizioterapisti Kleton Kadillari tregoi për A2 se cilat janë shenjat kryesore që nuk duhen neglizhuar nga prindërit.

“Prindi duhet të bëjë ekzaminim bazë te çdo fëmijë mund të të shohë asimetrinë në trup, të shohë devijimet e para muskulare, ndryshimet në nivelet e supeve, devijim i kockave të legenit dhe një gungë të pjesa e shpatullave. Çdo prind ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Nëse vihet re një gjë e tillë mund të kontaktohet specialisti”, thotë fizioterapisti.

Sipas tij, vitet e fundit ka një ndërgjegjësim të shtuar nga prindërit sa i përket këtij problemi, por ai sugjeron që pesha e librave nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore.

“Kapaciteti që kanë fëmijët për të mbajtur peshë ose mundësia e muskujve të tyre nuk e përballon peshën e çantës. Edhe pse e lidhim peshën e çantës Ka shumë studime që thonë që çanta nuk shkakton drejtpërdrejt probleme, por një peshë e rëndë e shtuar mund të rrisë predispozitën e këtyre fëmijëve për devijim të shtyllës kurrizore, si skolioza. Dy-tre vitet e fundit ka një interes të shtuar të prindërve për të sjellë fëmijët për konsulta e ekzaminime rutinë për shkak të informacionit. Sugjerohet që pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10% të peshën trupore të fëmijëve”, deklaroi Kleton Kadillari, i cili sugjeron gjithashtu që fëmijët të merren me sport dhe të lëvizin me biçikletë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....