Pesë nxënës të shkollës “Hasan Prishtina” marrin mirënjohje pas suksesit në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

- Advertisement -

Pesë nga nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë fitues në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe pranuan mirënjohje për suksesin e arritur.

Siç u tha:

- Advertisement -

“Suksesi i nxënësve tanë në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe është një dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën dhe identitetin tonë.

Sot në emër të Kryeqytetit ndamë mirënjohjet për ta dhe i falënderuam për krenarinë që i sollën Prishtinës e Kosovës.

Një falënderim i veçantë edhe për mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët që janë gjithmonë pas këtyre sukseseve”