E diel, 23 Shkurt, 2025

Pesë nxënës me notë mesatare 5 arritën deri 40 pikë në Testin e Arritshmërisë, një nxënës me notë mesatare 2 mbi 70 pikë

- Advertisement1-

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.

- Advertisement -

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare” është theksuar mospërputhja e vlerësimit të nxënësve me rezultate në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Për shembull, pesë nxënës me notë mesatare 5 shënuan vetëm 20 deri në 40 pikë në Testin e Arritshmërisë. Edhe e kundërta është gjithashtu e vërtetë, p.sh. një nxënës kishte notën mesatare nën 2, por megjithatë arriti të shënonte mbi 70 pikë në TA. Nëse lidhja mes notave mesatare dhe rezultateve të testit do të ishte më e fortë, pikat do të ishin më afër vijave të tyre përkatëse”, shkruhet në raportin e performancës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...