Në Kosovë ka jo pak mësimdhënës, të cilët janë punësuar në baza partiake, familjare dhe pa meritë në njëzet vjetët e fundit dhe kjo ka bërë që jo profesionalizmi i tyre, të reflektohet në mësimnxënie te nxënësit.
Për këtë shpesh ka deklarime nëse duhet apo jo të testohen.
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka kundërshtuar idenë për testimin me shkrim të mësimdhënësve në Kosovë.
Mësimdhënësi Bajram Tahiraj nga Deçani thotë se është pro testimit të mësimdhënësve.
“Unë mendoj se duhet të testohen mësimdhënësit. Nëse dalin keq në test, që një pjesë e tyre sigurt do të dalin keq, atëherë duhet të testohen edhe profesoret universitar. Ne jemi produkt i tyre”, thotë Tahiraj për Albanian Education.
Ai shton tutje se problemi në arsim nuk është të mësimdhënësit, por sipas tij problemi është te sistemi arsimor.
“Me këtë problem duhet të merren ekspert të arsimit dhe të ia fillojnë nga tekstet shkollore, planprogramet mësimore, stafin arsimos, mjedisin ( objektet shkollore) e shumë e shumë gjera tjera. Pasi të identifikohen defektet atëherë duhet të merren profesionist të fushave me secilën veç e veç. Ne sot jemi deshmitarë që përzgjedhja e drejtorëve e mësimdhënësve bëhet në baza partiake e klanore, pa u mbështetur në profesionalizem”, thotë Tahiraj. / Albanian Education