Përvjetor i zbehtë i Pavarësisë në shkollat e Kosovës në veri

- Advertisement -

Atmosfera e përvjetorit të pavarësisë ishte më e zbehtë në pjesën veriore të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe iu bashkuan festës përmes këngëve e poezive patriotike.

- Advertisement -

Mirëpo ata nuk po ndjehen të sigurt ta festojnë pavarësinë e Kosovës as pas 15 vjetëve në pjesën ku shumicë janë serbët.

Dashuria për Kosovën shihet në sytë e tyre. Edhe pse më zbehtë sesa në pjesën tjetër andej Ibrit, përvjetori i Kosovës shtet, po festohet edhe këtu, në veri.

17 shkurti sjell aromë feste edhe këtu në shkollën shqipe në Bistricë, rrëzë maleve të bukura të Leposaviqit.

- Advertisement -

Ndonëse në kushte jo të mira, ata mundohen që sadopak përvjetorin e pavarësisë ta shënojnë me një festë të dinjitetshme, thotë Rudina Salihu, drejtoreshë e shkollës.

Nxënësve të Bistricës, Kushtovës e Cerajës, nuk ju mungon as vullneti për të recituar vargje.

Madje ditë të tilla si kjo e 17 shkurtit, mësuesja thotë se fëmijët i presin me padurim, u shpreh Semra Rexha, mësuese.

Përveç në këtë shkollë, festa e pavarësisë u shënua edhe në shkollën “Azis Sylejmani” në Mitrovicën Veriore.

Dëshira për të festuar nuk mungon as këtu, por kushtet po, shprehet Ardiana Avdiu, mësuese.

“Përpos kushteve që përkojnë me Kosovën e paraluftës, as situata e sigurisë nuk është në gjendjen më të mirë.

E për këtë shkak, flamuri shtetëror, nuk u vendos as në përvjetorin e pavarësisë”, tha ajo.

Në këtë shkollë në Kodrën e Minatorëve vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. /Tëvë1/