Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

- Advertisement -

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Dragobil dhe vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Bellanicë.

- paragrafi 1 -

Në ceremonitë solemne morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, drejtoresha e Arsimit në Malishevë Arbëreshë Krasniqi, asamblistë në Malishevë, qytetarë, mësimdhënës dhe nxënës.

- Advertisement -

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Kurti theksoi se investimi në arsim është investim për të ardhmen.

p

471190885 641320908222041 7511320881702518910 n

- Advertisement -

470479515 641317094889089 5157595801140021170 n

471300401 641320814888717 8079285042087163271 n

471305973 641316958222436 3757194997508344241 n

470176657 641316908222441 6222528503913037913 n

p1

4 3

Ai njoftoi se në Malishevë janë realizuar investime për rritjen e cilësisë në mësim dhe këto investime bëhen jo vetëm në Malishevë.

“T’i gëzoni këto objekte dhe këto investime për nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët” tha Kryeministri.

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, vlerësoi këto projekte si shumë të nevojshme, duke theksuar kontributin historik të këtyre zonave në edukim dhe gjatë luftës. Ajo i quajti këto fshatra “të çelikta” për historinë dhe qëndresën e tyre.

Ministrja Nagavci theksoi prioritetin e Ministrisë për rritjen e standardeve në arsim përmes investimeve në shkolla dhe çerdhe.

Ajo vlerësoi ndërtimin e çerdhes në Bellanicë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të edukimit të hershëm dhe përmendi projekte të tjera që do të adoptojnë objekte ekzistuese në çerdhe.

/AlbanianEducation.net/.