Përurohet salla e re sportive në shkollën “Emin Duraku” në Banullë të Lipjanit

- Advertisement -

Një lajm i mirë për shkollën “Emin Duraku” në fshatin Banullë të Lipjanit. Nga sot nxënësit e kësaj shkolle do të kenë kushte më tê miea për zhvillimin e aktiviteteve sportive, pasi është përuruar salla e re sportive, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Përurohet Salla Sportive në SHFMU “Emin Duraku” – Banullë

Një moment historik për shkollën dhe komunitetin tonë! Sot, me një ceremoni të veçantë, u bë përurimi i sallës së re sportive në SHFMU “Emin Duraku” – Banullë, një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve për edukimin fizik dhe zhvillimin e talenteve të rinj sportivë.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, drejtori i DKA-së, z. Rasim Hasani, si dhe zyrtarë të tjerë komunal, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive. Me ndërtimin e kësaj salle, nxënësit tanë do të kenë mundësi më të mira për aktivitete sportive, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për të krijuar një mjedis sa më të mirë për edukimin e fëmijëve tanë, ndërsa drejtori i DKA-së, z. Hasani, uroi që kjo sallë të shërbejë si një hapësirë e vërtetë zhvillimi për sportistët e rinj.

Nga ana jonë, si institucion arsimor, shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti. Kjo sallë nuk është vetëm një objekt, por një mundësi e re për nxënësit tanë që të mësojnë, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të kultivojnë një frymë bashkëpunimi e disipline përmes sportit.

Le të shërbejë kjo arritje si shtytje për suksese të reja!
Me respekt,
Drejtori i shkollës: Raif Sadiku