E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Përurohet objekti i shkollës në Terstenik të Drenasit, marrin pjesë edhe Nagavci e ambasadori Hovenier

- Advertisement1-

Është përuruar sot objekti i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit, ambientet e të cilës janë rinovuar tërësisht duke krijuar kushte më të mira për mësim dhe argëtim për më të vegjlit.

Përveç ministres Arbërie Nagavci ka marrë pjesë edhe ambasadori i Amerikës, Jeffrey Hovenier, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i ministres:

Bashkë me Ambasadorin e Amerikës z. Jeffrey Hovenier përuruam sot objektin e shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit, ambientet e të cilës janë rinovuar tërësisht duke krijuar kushte më të mira për mësim dhe argëtim për më të vegjlit tanë.

Falë mbështetjes nga Komanda Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM), përmes programit për Ndihmë Humanitare dhe Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje në

Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kjo shkollë tani ka kulm, mure, dyer e dritare të reja.

Vlera totale e këtij projekti arrin shumën prej 500.000$.

Më shumë se 270 nxënës të Drenasit nga sot do të zhvillojnë mësimin në kushte më të mira. Kemi adresuar prioritetet e shkollës dhe nevojat e nxënësve e mësimdhënësve të shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Ministria e Arsimit një nga prioritetet e saj ka krijimin e kushteve më të mira dhe më cilësore për fëmijët tanë, ku në fokus të veçantë e kemi vënë infrastrukturën shkollore.
Përveçse po ndërtojmë shkolla e çerdhe të reja, po vazhdon puna për ristrukturimin e objekteve të vjetra dhe adaptimin e tyre në ambiente moderne dhe efikase për zhvillim edukativo-arsimor të fëmijëve.

Përjetësisht falenderuese për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahës të vazhdueshëm e partner kyç i shtetit tonë.
Mirënjohje për punën e palodhur të mësimdhënësve dhe stafit të shkollës.

Ju faleminderit për mikpritjen e përzemërt sot në shkollën tuaj!
E gëzofshi shkollën e shumë suksese të reja!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...