E diel, 23 Shkurt, 2025

Përurohet objekti i ri dhe modern i shkollës “Sadedin Hajda” në Rahovec

- Advertisement1-

Gjatë ditës së djeshme, është bërë përurimi i objektit të ri e modern të shkollës “Sadedin Hajda” në Rahovec.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, është shprehur i lumtur që ndërtimi i këtij objekti shkollor në Rahovec, është finalizuar.

- Advertisement -

Objekti i ri, që u përurua dje përmbush standardet e larta bashkëkohore dhe mundëson që mësimdhënia në këtë shkollë të ofrohet në kushtet e kërkuara.

“Në prani të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, familjarëve të dëshmorëve, drejtorit të DKA-së, bashkëpunëtorëve të mi dhe shumë qytetarëve, u bë përurimi i objektit të ri të Shfmu “Sadedin Hajda” në Rahovec. Ndërtimi i objektit të kësaj shkolle dhe sallës së edukatës fizike, ishte projekt i investuar nga ish Ministria e Administratës Publike, që tash quhet Ministria e Punëve të Brendshme. Ndonëse projekt i vonuar në kohë, sepse punimet kishin nisur në vitin 2017, ne jemi të lumtur që më në fund u finalizua. Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Sadedin Hajda” deri më sot mbanin mësim në Shkollën e Mesme Profesionale, në ndërrimin e pasdites, ku edhe nuk e kishin as kohën e as hapësirën e mjaftueshme për të zhvilluar normalisht procesin edukativo-arsimor. Objekti i ri, që u përurua sot dhe salla e edukatës fizike janë të standardeve më të larta bashkëkohore dhe mundëson që nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle t’u ofrohen kushte shumë të mira”, ka shkruar Kryetari i Rahovecit.

Latifi ka thënë se objekti i ri i shkollës në vete përmban 3 klasa për edukimin parafillor, të gjitha klasat për klasat e Shfmu-së, sallë leximi, bibliotekë, sallën e kabinetit të teknologjisë informative, sallën për pajisje laboratorike, ashensor dhe të gjitha hapësirat e nevojshme për mbajtjen, zhvillimin dhe avancimin e procesit edukativo- arsimor në nivelet më të larta të cilësisë.

“Urime dhe ta gëzoni shkollën e re, të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!”, ka shkruar në fund ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....