E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, kryetari i komunës së Shtimes, Qemal Aliu, drejtoresha e Arsimit në komunën e Shtimes Yllka Fejzullahu dhe drejtoresha e çerdhes Arbona Qorrolli kanë bërë përurimin e çerdhes “Albiona Asllani” në Muzeqinë të komunës së Shtimes.

Gjatë ceremonisë së përurimit të çerdhes së re, ministrja Nagavci theksoi se, kemi punuar shumë për të siguruar kushtet e merituara për fëmijët, nxënësit dhe studentët në tërë Kosovën.

- Advertisement -

Ajo tha se, edukimi në fëmijërinë e hershme është pa dyshim prioritet – dhe jo rastësisht është objektivi i parë në Strategjinë e re të Arsimit.

Ministrja Nagavci përmendi të arriturat e MAShTI si, Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, kurrikula e re, që është duke u pilotuar, Marrëveshja 5-vjeçare me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian për investime nga IPA për EFH, Udhëzuesin për ushqyeshmërinë e shëndetshme në EFH, Themelimi i Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore, Trajnimi i edukatorëve parafillorë në pasurimin e aktiviteteve sipas metodave bashkëkohore, Pajisja e mbi 100 klasave me inventar dhe lodra druri, ku kanë përfituar 6,865 fëmijë, si dhe ndërtimi, rinovimi dhe adaptimi i çerdheve.

Ndërsa, kryetari i komunës së Shtimes, Qemal Aliu theksoi se, kjo çerdhe bashkëkohore, e cila po përurohet sot është çerdhja e parë që po hapet në këtë zonë dhe nga dita e hënë e 11 nëntorit, dyert e saj do të hapen për fëmijët e Muzeqinës, Vojnoveit, Gjurkovcit, Rashincës e Gllavices.

Kostoja e adaptimit të objektit të çerdhes shkon në 63,881 € euro dhe është investim i Ministrisë së Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....