E diel, 23 Shkurt, 2025

Përurohet çerdhja e re “Fluturat” në Suharekë

- Advertisement1-

Është përuruar çerdhja e re “Fluturat” në qytetin e Suharekës, investim prej mbi 742 mijë euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shkruan AlbanianEducation.net.

Në përuruimin e kësaj çerdhe kanë marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.

- Advertisement -

Postimi i kryeministrit:

Përsëri në Suharekë. Pas përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, investim ky prej 3.8 milionë euro nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, sot ishim për përurimin e çerdhes së re “Fluturat”, investim prej mbi 742 mijë euro nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Na u mbushën zemrat plot nga fëmijët që u shkëlqenin sytë. Me një hapësirë prej 1800 m2, çerdhja mund të akomodojë deri në 160 parashkollorë. Ajo ka një mjedis të këndshëm për shoqërim, edukim dhe zhvillim të gjeneratave të cilave u takon e ardhmja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....