Përurohen kabinetet e Kimisë, Biologjisë, Fizikës dhe Matematikës në shkollën “Abdullah Shabani” në Carralevë

- Advertisement -

Janë përuruar paisjet e kabineteve të Kimisë, Biologjisë, Fizikës dhe Matematikës në shkollën tonë në vlerë 49,00.00 euro donacion nga MASHT në shkollën “Abdullah Shabani” në fshatin Carralevë të Shtimes, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Përurohen paisjet e kabineteve të Kimisë, Biologjisë, Fizikës dhe Matematikës në shkollën tonë në vlerë 49,00.00 euro donacion nga MASHT. 📚

📍Carralevë, 25 mars 2025- Sot, në SHMU “Abdullah Shabani” janë përuruar paisjet për kabinetet në lëndët shkencore në vlerë prej 49,00.00 euro, i financuar nga MASHTI.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryetari i komunës, z. Qemajl Aliu,nënkryetari z. Faruk Beqa, drejtoresha e Arsimit, znj.Yllka Fejzullahu si dhe shefi për arsim z. Lulzim Sahiti. 🤝👐

- Advertisement -

Me këtë rast, kryetari z. Qemajl Aliu i uroj nxënësit dhe mësimdhënësit duke thënë se arsimi është prioritet i qeverisjes, me qëllim të ofrimit të kushteve të përshtatshme për zhvillim adekuat të procesit mësimor.

Njëkohësisht dhe drejtoresha e arsimit znj. Yllka Fejzullahu uroj nxënësit e shkollës tonë dhe personelin e shkollës duke u zotuar që ndihma dhe bashkëpunimi nuk do të mungojnë asnjëherë.

Drejtori shkollës z. Faton Ahmeti pontencoi se donacione të tilla janë të mirëseardhura për shkollën tonë sepse mësimi teorik nuk e ka vlerën e vet pa atë praktik.📑

Personeli i shkollës u është mirënjohës dhe falenderon komunën dhe DKA-në për bashkëpunimin e ndërsjelltë me shkollën tonë. 🤝👐

Me respekt, drejtori
Faton Ahmeti