E hënë, 25 Nëntor, 2024

Përurohen dy investime të mëdha të Programit “BE për Shkollat”

- Advertisement1-

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Luigi Soreca, dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Monica Merino, vizituan Shkollën e Mesme të Bashkuar dhe Kopshtin “Ismet Nanushi” të rikonstruktuar së fundmi dhe që përbëjnë investimet më të mëdha të Programit “BE për Shkollat” deri më sot.

Godinat e shkollës dhe kopshtit të vjetër u shkatërruan tërësisht nga tërmeti i vitit 2019 dhe u rikonstruktuan në kontekstin e Programit “BE për Shkollat”. 810 nxënës, 120 fëmijë që ndjekin kopshtin dhe 40 mësues janë rikthyer tashmë në ambientet e reja të shkollës. Deri më sot, ky është investimi më i madh i programit nga i cili përfitojnë edhe 3500 banorë të Kullës.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh: “Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian për gjithë mbështetjen e dhënë duke filluar që nga Konferenca e Donatorëve në Shkurt 2020 deri tani, kur po shohim vepra konkrete me shkolla të rindërtuara me standarde evropiane. Do të doja të shprehja gjithashtu një falënderim të veçantë për Ambasadorin Soreca, i cili ka qenë krah për krah me Qeverinë Shqiptare në këtë proces të rëndësishëm” tha ai.

Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Luigi Soreca tha: “BE është krenare që ka arritur ta bëjë realitet këtë shkollë për shumë fëmijë dhe familje shqiptare. Programi “EU4Schools” ka reflektuar solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen që ai jep për Shqipërinë dhe rininë e saj. Ndërsa përgatitem për t’u larguar nga Shqipëria, ky objekt arsimor dhe të tjera shkolla do të qendrojnë përherë në kujtimet e mia. BE vazhdon t’i qëndrojë angazhimit ndaj popullit shqiptar, me “EU4Schools” dhe gjithë mbështetjen e bashkëpunimin e saj. Evropa është këtu!” tha zoti Soreca.

Përfaqësuesja e Përhershme eUNDP-së, Monica Merino nënvizoi: “Ne jemi të lumtur të përurojmë këtë shkollë dhe kopsht fëmijësh krejt të ri – investimi më i madh në kontekstin e Programit “EU4Schools” deri tani. Ne kemi angazhuar fëmijët, prindërit dhe komunitetin në procesin e rindërtimit. Transparenca qëndron ne themel të punës sonë. Portali i transparencës i programit “EU4Schools”, i cili ofron përditësime në kohë reale mbi procesin e rindërtimit, ka tërhequr një numër të madh vizitorësh. I inkurajoj të gjithë ta vizitojnë për t’u përditësuar mbi programin. Partneritetet qëndrojnë në zemër të programit tonë. Falënderoj Bashkimin Evropian për këtë partneritet në dobi të brezit të ri të Shqipërisë” tha zonja Merino.

Kompleksi i shkollës përbëhet nga tre godina të veçanta: një kopsht, një shkollë 9-vjeçare trekatëshe dhe një shkollë e mesme po trekatëshe. Ai është i pajisur edhe me ambiente sportive të brendshme dhe të jashtme, sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri, dalje emergjence, rampa dhe ashensorë për të lehtësuar aksesin e personave me aftësi të kufizuara, sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes, dhe me panele diellore.

Në fund të vizitës, u mboll një pemë ulliri në përkujtim të këtij investimi jetik për brezin e ri në Shqipëri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...