Personazhet më të preferuara të video lojërave në botë: Super Mario as në top treshe

- Advertisement -

Ekziston një numër i madh personazhesh nga video lojërat që na kanë pëlqyer gjatë fëmijërisë dhe me kënaqësi i kujtojmë gjersa hulumtimi i një kompanie analitike zbulon se cili prej tyre është më i popullarizuari në internet.

- paragrafi 1 -

Edhe pse nuk është aq i pranishëm këto vite, fakti që u shfaq 40 vjet më parë sigurisht që e ndihmoi Pac-Man të merrte titullin e heroit më të popullarizuar nga videolojërat.

- Advertisement -

Kjo video lojë regjistron mbi 53 milionë kërkime, gjë që e vendos Pac Man në krye të kësaj kategorie, transmeton Telegrafi.

Në vendin e dytë është Pikachu me 41 milion kërkime dhe i treti është Sonic the Hedgehog me 38 milionë sosh.

- Advertisement -

Pikachu dhe Sonic kanë qenë të pranishëm në aventura të ndryshme për një kohë të gjatë, dhe ata fituan popullaritet në periudhën e mëparshme, falë adaptimeve filmike në të cilat ishin aktorët kryesorë.

Ndryshe, Super Mario është në vendin e katërt për sa i përket kërkimeve. /Telegrafi/