Personazhet e filmave vizatimorë të rikrijuar nga këta fëmijë me aftësi ndryshe janë fantastikë

- Advertisement -

Fotografja britanike Nicole Louise Perkins ka realizuar disa shkrepje të fëmijëve me sindromën Daun të veshur si personazhet e tyre të preferuar të Disney-t!

- paragrafi 1 -

Ky set fotografik i quajtur “Down With Disney” vjen me një mesazh të madh në lidhje me pranimin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

- Advertisement -

Perkins, e cila punon me kohë të plotë në një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuara, e ktheu pasionin e saj për fotografinë në një biznes. Perkins së pari realizoi disa foto të fëmijëve me sindromën Daun për “Down Right Beautiful” në 2018-ën. Fotot u bënë në muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Daun për të luftuar stereotipet e dëmshme rreth aftësisë së kufizuar.

“Shkalla e abortit në Mbretërinë e Bashkuar për familjet që zbulojnë se fëmija i tyre do të kishte sindromën Daun është 90%. Mua këto statistika më thyejnë zemrën”, tha Perkins për The Mighty, duke shtuar:

“Fushata që krijova vitin e kaluar (Down Right Beautiful) ishte e para që provova dhe bëra një ndryshim. Ajo përfshiu 32 foshnje, fëmijë, adoleshentë dhe të rinj të ndryshëm që kanë sindromën Daun dhe së bashku me imazhet e tyre fotografike është në dispozicion secila nga historitë e tyre të shkruara nga prindërit dhe gjithashtu çdo këshillë për prindërit e rinj që u është dhënë diagnoza.”

- Advertisement -

Pas suksesit të “Down Right Beautiful’, Perkins dëshironte të bënte një set tjetër fotografik në vitin 2019. Për shkak se ajo është një fanse e madhe e Disney-t, Perkins vendosi të veshë fëmijë me sindromën Daun si personazhe të Disney-t – “Piter Pan”, “E bukura dhe Bisha”, “Frozen”, “Toy Story” etj.

Fotot i gjeni më poshtë:

Rebelja

640 0 5f744989e6e2f

Piter Pan

640 0 5f74498a89b08

Toy Story

640 0 5f74498b3f736

Frozen

640 0 5f74498b93263

E bukura dhe Bisha

640 0 5f74498be1760

Mbreti luan

640 0 5f74498c546e6

Aladdin

640 0 5f74498ccd7cc

Hirushja

640 0 5f74498d4117c

Borëbardha dhe 7 xhuxhat

640 0 5f74498d92533

Përbindëshat

640 0 5f74498def5bb

Libri i xhunglës

640 0 5f74498e5ffd7

Sirena e vogël

640 0 5f74498ecff6c

Burimi: The Mighty