E mërkurë, 22 Janar, 2025

Përse nuk duhet t`i hedhësh kurrë lodrat e prishura të fëmijës!

- Advertisement1-

Nëse ke një kosh plot me lodra të dëmtuara në shtëpi, makina pa një rrotë, apo kukulla pa një këmbë, mos i hidh.

Mos i gjej as ndonjë cep shtëpie që t`i harrosh ku i ke lënë. Përkundrazi. Ato duhet t`ia japësh fëmijës që të luajë.

- Advertisement -

I ndihmon të zhvillojnë imagjinatën, ashtu siç nuk mund ta imagjinoni. Këshilla vjen nga Lira Gjika, pediatria që nuk i kursen as në rrjete sociale.

“Lodrat e vjetra apo të prishura janë shumë të vlefshme. Ato i nxitin fëmijës fantazinë si mund ta rregullojnë apo t`i japin një formë tjetër. Ndërsa kur janë bicikleta, patina apo makina fëmijët i përdorin me më shumë vështirësi dhe kështu ndihmon në përqëndrimin për të ruajtur ekuilibrin që të mos rëzohet. Prindër nxitini fëmijët të vazhdojnë ti përdorin lodrat e prishura. Mund t`i rregulloni sëbashku dhe kështu kaloni kohë dhe bashkëpunoni. Ju bën mirë të dy palëve. Ju çlodheni në mënyrë aktive që është mënyrë shumë e shëndetshme për t`u qetësuar dhe fëmija mëson e dialogon me ju që është një proces i domosdoshëm për të. Gjithashtu i mësoni fëmijës se lodrat janë blerë edhe kur janë dhuratë dhe lekët i kemi nëpërmjet punës prandaj duhet ti ruajmë e mos ti shpërdorojmë. Ja dhe një mënyrë efikase për ti mësuar vlerën e punës dhe te lekut. Po edhe kur fëmija nuk i do më lodrat, ju duhet ti regulloni sëbashku me fëmijën dhe ti dhuroni. Ti a dhuroni një fëmije tjetër ose një qëndre që grumbullon lodra dhe i çon në institucione apo familje që nuk mund të blejnë lodra për fëmijët e tyre. Në këtë mënyrë zhvilloni te fëmija empatinë dhe dhembshurinë”, shkruan Lira Gjika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...