E diel, 24 Nëntor, 2024

Përse Kosova po dështon gjithmonë në PISA?! Flet sociologu Ferdi Kamberi

- Advertisement1-

Shkolla është institucion në të cilin shkëmbehet dija nga profesori të nxënësi, mësohet për edukatën qytetare dhe ka rol të veçantë në formimin e karakterit njerëzor. Krahas këtyre funksioneve, shkollat shpeshherë janë edhe vende ku kryhen dukuri negative, siç janë dhuna fizike e bullizmi. Por, sa është aktive dhuna në shkollat kosovare?

Syri.net Kosova sjell më poshtë disa nga të dhënat e fundit rreth kësaj dukurie dhe opinione se si duhet ardhur deri të zvogëlimi i kësaj dukurie

- Advertisement -

Dyert e objekteve shkollore për fëmijët hapën që në moshën 6 vjeçare. Pas ciklit parashkollor, fëmijët tashmë i pret një fazë e re e jetës, për të nxënë më shumë dije, por, edhe shoqëri. Duke ditur se ka një rol thelbësor te ta, shkolla gjithmonë është konsideruar si kulti i fundit, për të nxjerr gjenerata të arsimuara dhe edukuara.

Mirëpo, krahas kësaj pjese, për një arsye apo tjetrën, në shkollat kudo në botë, por, edhe në Kosovë, ka raste kur shkuarja në këtë institucion merr kahje tjetër, me konotacion negativ.

Në një raportim të djeshëm, nga ministrja e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, u tha se gjatë vitit shkollor 2021-2022, janë raportuar 20 raste të dhunës në shkollat kosovare.

Madje, një tjetër problem që ministrja e nxjerri në pah, është fakti se deri më tani janë vetëm 28 inspektorë që merren me evidentimin e rasteve të tilla, derisa kërkesa e MASHTI-t është edhe për 83 inspektorë të tjerë, për shkak te numrit të vogël të tyre në kuadër të tyre. E, kjo dhunë ka të bëjë mes nxënëseve, por, edhe mes arsimtarëve ndaj nxënësve.

Mirëpo, pse nxënësit janë të dhunuar fizikisht nga arsimtarët? Kësaj pyetje i është përgjigjur sociologu Ferdi Kamberi, në një prononcim për Syri.net Kosova.

Ai tha se disa nga faktorët e kësaj dhune janë afekti, mosdisiplina e nxënësve dhe prandaj dhuna shihet si mjet i edukimit, si dhe faktorë të tjerë, të cilët padyshim se kanë pasoja mjaftë të larta.

- Advertisement -rrrrrrr

“Dhuna si fenomen social vazhdon të jetë sfidë serioze për shoqërinë kosovare, madje shpeshherë ajo përdoret edhe si ‘mjet i edukimit’ të fëmijëve ose nxënësve. Megjithëse, është e ndaluar sipas akteve më të larta ndërkombëtare, por edhe atyre vendore.

Në kuadër të shfaqjes së dhunës në shkolla nuk është vetëm dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve, por në raste të caktuara ndodhë që edhe arsimtarët të ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve, gjë që është e ndaluar.

Arsimtarët janë edukatorë të cilët kanë për qëllim që të bartin dijen tek nxënësit dhe jo të ushtrojnë dhunë si mjet i forcës ose mjet edukimi. Disa nga faktorët e kësaj dhune janë: afekti, mos-disiplina e nxënësve dhe dhuna shihet si mjet i edukimit, si dhe faktorë të tjerë, të cilët padyshim se kanë pasoja mjaftë të larta” tha sociologu.

Padyshim, presioni fizik e psikik nga kjo dhunë, por, edhe rrahjet mes nxënësve, kanë efektet e tyre sociologjike e psikologjike, të cilat Kamberi i ka renditur më poshtë.

“Disa nga pasojat e dhunës tek nxënësit janë: humbja e interesit për mësim, ikja nga orët, mungesat në shkolla, dëmtime fizike, stresi, traumat e ndryshme, depresioni, pastaj nxënësit të cilët përjetojnë dhunë, mund të shndërrohen në persona që manifestojnë dhunën, pasoja të tjera mund të reflektojnë në shfaqjen e sjelljeve devijante dhe delikuente, problemet me gjumë, hermetizim social, ngarkesë psikike, si dhe pasoja të tjera” shtoi Kamberi.

Duke qenë se shpesh diskutohet e organizohen tryeza në lidhje me zvogëlimin e dhunës në shkolla, sociologu ka dhënë edhe disa ide, se si të arrihet deri te kjo gjë.

“Sa i përket zgjidhjeve të këtij problemi, konsideroj MASHT, DKA-të dhe shkollat duhet të hartojnë plane konkrete se si të dilet nga kjo situatë, normalisht që këtu rol ka edhe ndihma nga psikologët e shkollës, organizatat e shoqërisë civile, sociologët, etj.

Po ashtu, duhet fuqizim më i madh i raporteve në mes të këshillave të prindërve dhe mësimdhënësve, sidomos komunikimi duhet të forcohet në mes të prindërve dhe mësimdhënësve.

Një element tjetër i rëndësishëm është edhe raporti në mes të nxënësve dhe vetë mësimdhënësit, sepse ambienti i klasës luan rol me rëndësi në formësimin dhe zhvillimin motorik të nxënësve, andaj për çdo problem nxënësit që kanë me mësimdhënës duhet të komunikojnë me organet e shkollës dhe prindërit e tyre, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe mosmarrëveshjet eventuale” përfundoi ai.

Se ka dhunë e incidente të ndryshme në shkolla për Syri.net Kosova e pati konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ata kanë thënë se në gjithë territorin vetëm gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente në shkolla.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se nga 01.01. 2021 e deri me 31.12.2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

Policia e Kosovës në fillim të çdo viti shkollor harton dhe aktivizon Plane Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Po ashtu, edhe nga Drejtoria e Policisë ne Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizohen projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Mediet si raportuese të dhunës në shkolla

Ndonëse ka shifra të raportuara në polici apo nga ana e MASHTI-t për dhunën në shkolla, prapë se prapë këto shifra nuk mund të themi se janë reale, pasi, ka raste kur ndonjë incident dhune që ka ndodhur, është fshehur nga ana e administratës shkollore.

Mirëpo, janë mediet ato të cilat ndër vite kanë luajtur një rol të rëndësishëm në raportimin e këtyre rasteve, të cilat pos që krijuan opinion publik, nxiten edhe reagime të shumta edhe nga ana e udhëheqësve të shtetit.

Syri.net Kosova në periudha të ndryshme kohore, ka raportuar për këto raste, duke bërë kështu që profesorët që kanë shkaktuar dhunë, të suspendohen nga puna.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...