E hënë, 25 Nëntor, 2024

Përse e kemi kaq të vështirë të mbajmë mend se çfarë na ka ndodhur deri në moshën 4-vjeçare?

- Advertisement1-

Thonë se personalitetet tona janë formuar në fëmijërinë tonë, por sa ironike është që mezi mbajmë mend ndonjë gjë nga fëmijëria.


Ky fenomen ju ndodh të gjithë njerëzve dhe madje ka edhe një term zyrtar-amnezi fëmijërie. Teksa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet dhe madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.

- Advertisement -

Ka ende shumë kërkime aktive mbi këtë temë, por më poshtë mund të lexoni disa informacione vërtet të rëndësishme rreth këtij fenomeni që shpesh mund ta keni çuar ndër mend:

Çfarë është amnezia e fëmijërisë dhe kur ndodh?

Amnezia e fëmijërisë është pamundësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarjet e plota që u kanë ndodhur para moshës 4-vjeçare. Disa studiues shkuan edhe me tej dhe zbuluan se fëmijët para moshës 7 vjeç janë në gjendje të kujtojnë 60% ose në shumë të ngjarjeve të së shkuarës së tyre. Ndërsa fëmijët 8 dhe 9 vjeç, mund të kujtojnë deri në 40%. Kjo do të thotë se teksa ne kalojmë në faza të ndryshme të zhvillimit tonë, aq më pak kujtojmë ato që kanë kaluar.

Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur

Një nga teoritë, pse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur flasim për një kujtim, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje. Shumica e foshnjeve nuk fillojnë të flasin para moshës 2 vjeç, kështu që ata thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë një kujtesë kohezive.

Prindërit tanë ndryshojnë versionin e historive

- Advertisement -rrrrrrr

Një studim tjetër tregon se prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin e fëmijërisë sonë. Mendoni për këtë: kur nuk mbani mend diçka ju prireni t’i kërkoni nënës ose babait t’ju ndihmojnë që ta kujtoni. Mirëpo, ata mund të kenë versione të ndryshme të historisë, sepse ashtu e mbajnë mend dhe ata. Kjo gjë juve ju konfuzon akoma edhe më tepër.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...