Përplasjet te shkolla vazhdojnë, fjalosen keq një gjysh me një mësimdhënës

- Advertisement -

Pas një incidenti, ku kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se pati tentim të sulmit ndaj tij, nga një prind, në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, kanë vazhduar përplasje të tjera.

- paragrafi 1 -

Në një video të regjistruar nga KOHA, një mësimdhënës i drejtohet një gjyshi “Çka kanë këta gjyshër more sot”. Familjari po kundërshtonte grevën e mësimdhënësve, duke marrë shembuj edhe nga rajoni.

- Advertisement -

Në një moment, mësimdhënësi i tha që nuk kanë punë me gjyshër dhe se greva do të vazhdojë.

KOHA