E diel, 19 Janar, 2025

Përplasje e zënka mes asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë për ndarjen e orëve

- Advertisement1-

Dy javë me parë, pati zënkë Ortodonti për numrin e orëve të shpërndara brenda katedrës. Debati devijoi në akuza e kundërakuza mes dy asistentëve të kësaj katedre dhe shefes së saj, Albena Reshitaj, që në të njëjtën kohë është edhe deputete.

Për këtë përplasje, Fakulteti i Mjekësisë ka paralajmëruar inicim të masave disiplinore për dy asistentët që i ka denoncuar Reshitaj.

- Advertisement -

Në hetuesi, si të dyshuar për kërcënim javë më parë patën përfunduar dy asistentët Sokol Krasniqi e Blerim Mehmeti, që u intervistuan dhe u lanë të lirë.

Krasniqi mohon ta ketë kërcënuar Reshitajn.

“Unë kam kërkuar të drejtën tonë, duke u bazuar në konkursin e fundit, kam kërkuar nga deputetja që është edhe shefe e katedrës se pse nuk është bërë avancimi për mua dhe kolegun tjetër përderisa orë ka dhe qëllimshëm behët fshehja e orëve për të mos dalë pozitat për avancim”, ka thënë Krasniqi.

Kjo kërkesë, sipas Krasniqit, ka bërë që diskutimi të eskalojë. Tha se ka braktisur mbledhjen e pas disa minutash, e ka parë Policinë në vendin e tij të punës.

Sipas tij, Reshitaj ka thënë se ai e ka kërcënuar dy herë, e në Polici njëri kërcënim i pretenduar lidhet me diskutimet publike për emërimin e kryeprokurorit të shtetit. Ai e rrëfeu atë se çfarë i ka thënë një polic aty.

“A është e vërtetë se ju keni ndikim në politikë dhe a është e vërtetë se ju keni thirrë dikë dhe e keni kërcënuar për çështjen e kryeprokurorit. Këtu ka qenë kulminacioni i shqetësimit tim, sepse e kam pa që është duke m’u skenu një ngjarje me qëllim edhe pse e dinte që unë nuk jam”, ka shtuar ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Krasniqi ka thënë që ata janë lënë të lirë dhe sipas tij, hetuesia e ka mbyllur rastin. E shtoi se veçse ka bërë padi për shpifje kundër Reshitajt, si dhe ankesë në Fakultetin e Mjekësisë.

Në Polici nuk kanë kthyer përgjigje për atë nëse janë mbyllur ose jo këto hetime. Përgjigje nuk ka kthyer as deputetja Reshitaj.

E Fakulteti i Mjekësisë përmes një përgjigjeje me shkrim, i ka dalë në krah deputetes.

Ka paralajmëruar masa ndaj dy asistentëve.

“Menaxhmenti i FM , pas pranimit të deklaratës së Prof. asoc. dr. Albena Reshitaj – Shefe e Katedrës , me nr. protokolli 9654 të datës 20.10.2023 , ka dërguar kërkesë për pezullim, suspendim sipas ligjit për shkelje të supozuar disiplinore për të dy asistentët, për Rektorin e UPHP profesor dr. Qerim Qerimi me nr. protokolli 01, 4/68 të datës 25.10.2023, si dhe fletëparaqitje për shkelje të supozuar disiplinore dhe denoncimin e shkeljes së bërë nga dy asistentët, lidhur me kërcënimin, frikësimin, gjuhën denigruese dhe ofenduese ndaj Shefit të Katedrës Prof. asoc. dr. Albena Reshitaj, në Këshillin e Etikës në UP, me nr. protokolli 01, 4/69 të datës25.10.2023”, thuhet në përgjigje.

Asistenti Krasniqi pretendon se Reshitaj për shkak që mban postin e deputetes nuk ka të drejtë që të mbajë edhe pozitën e shefes së katedrës. Në Fakultetin e Mjekësisë kanë deklaruar se deputeti nuk mund të zgjidhet në pozita të tjera, por përjashtim bënë puna akademike.

“Lidhur me këtë nuk ka pasur pengesë ligjore për ushtrimin e funksionit të shefit të Katedrës, sepse në këtë pozitë të njëjtit nuk kompensohen”, thuhet tutje në përgjigjen e Fakultetit të Mjekësisë.

Kjo nuk është hera e parë që në Fakultetin e Mjekësisë ka ankesa për avancimet e asistentëve. Në fillimin e këtij viti, asistentë të Fakultetit të Mjekësisë, përmes protestës kanë kërkuar që rregullorja, që përcakton numrin e studentëve për grupe në disa drejtime, të fillojë të zbatohet, gjë që do të nënkuptonte edhe avancimin e tyre.

© KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...