E martë, 21 Janar, 2025

Përmes protestës, Këshilli i prindërve të shkollës ‘Naim Frashëri’ kërkojnë fillimin e procesit mësimor

- Advertisement1-

Këshilli i prindërve të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë, është mbledhur sot për të shprehur shqetësimin lidhur me prolongimin e fillimit të procesit mësimor për vitin shkollor 2022/2023.

Vlora Vokshi, antare e Këshillit të prindërve në këtë shkollë tha para mediave se janë të indinjuar me këtë situatë.“Ne ndihemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epologu ndërmejt Qeverisë dhe SBASHK-ut e që respektivisht ndikon negativisht te fëmijët tanë” – u shpreh Vokshi.

- Advertisement -

Ajo tha se si pasojë e kësaj situate po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve të tyre.“Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tanë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”.

Ajo shtoi se përmes kësaj proteste po bëhet thirrje që të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut duke shtuar se ata nuk janë duke ia mbajtur anën ndonjërës palë.“E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje e ndonjërës palë është e gabuar dhetendencioze. Kërkesa jonë e vetne është të fillojë mësimi menjëherë.

Si pjesë e qytetarëve që u bashkangjitën në këtë protestë ishte edhe Xhevrie Zenuni, e cila ka dy nipa që janë nxënës në shkollën “Naim Frashëri”.

“Dy nipa i kam, njëri ka dalë në klasën e gjashtë, tjetri ka dalë në të dytën”. Shpjegoi ajo duke u shprehur se këtë situatë ajo po e përjeton shumë keq.

“Keq po e përjetojmë, shumë keq, shumë keq që po u humb mësimi. Edhe ata (nipat) po e përjëtojnë keq, mezi presin që të kthehen në shkollë për ta vazhdu mësimin” – u shpreh Zenuni.

- Advertisement -rrrrrrr

Greva në sektorin publik dhe në arsim ka filluar që nga 25 gushti dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje e përbashkët mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, pavarësisht disa takimeve që kanë ndodhur mes të dyja palëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...