Përleshje në shkollën teknike në Mitrovicë, theret me thikë një nxënës

- Advertisement -

Një person dyshohet se është therur me thikë dje në shkollën teknike ‘Arkitekt Sinani’ në Mitrovicë.

- paragrafi 1 -

E gjithë ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur dy nxënësit e klasës së 12-të kanë eskaluar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit, e që përpos grushteve u përdorën edhe mjetet e mprehta.

- Advertisement -

Sinjali mëson se si pasojë e kësaj, një i mitur ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.