Përleshje në shkollën e mjekësisë ‘Rezonanca’, tre nxënës rrahin bashkëmoshatarin e tyre

- Advertisement -

Dhunat në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë një dukuri tejet shqetësuese.

- paragrafi 1 -

Jo vetëm në shkollat publike por edhe në ato private por ndoshin rrahje mes nxënësve.

- Advertisement -

Një rrahje mes nxënësve së fundmi ka ndodhur në shkollën e mesme të mjekësisë ‘Rezonanca’, me ç’rast tre nga ta kanë përfunduar në pranga.

Këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për AlbanianEducation.net.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga Prokurori i Shtetit, janë ndaluar tre të dyshuar të përfshirë në këtë rast (dy të mitur dhe një madhor), pasi dyshohen për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore për AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Prokuroria më tej thotë se ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante.

AlbanianEducation.net ka marrë një përgjigje edhe nga shkolla Rezonanca të cilët kanë konfirmuar se ka ndodhur një rast i rrahjes në shkollën e tyre, por mohojnë që ndonjë nxënës të ketë përfunduar në spital. /AlbanianEducation.net/.