E diel, 24 Nëntor, 2024

Perla Lloci, 8-vjeçarja nga Tirana: Kur të rritem dua të bëhem një prezantuese e njohur

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Qysh e vogël ka nisur të merret me balet, por kur të rritet dëshiron të bëhet krejt diçka tjetër. Ëndërron të bëhet një prezantuese e njohur. Fjala është për 8-vjeçaren Perla Lloci nga Tirana, e cila në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) flet për aktivitetet e deritanishme dhe planet që ka në të ardhmen… 

- Advertisement -

Kids of Kosova: A bën një prezantim, nga jeni, sa vjeçare?

Perla Lloci: Jam 8 vjeçare nga Tirana, ndjeki mësimet në klasë të tretë në shkollën private “Arbëria”.

Kids of Kosova: Ju merreni me balet, kur filluat?

Perla Lloci: Unë kam qenë 1 vjeçe e gjysmë kur mami më inkuadroi në kurs baleti, që e vazhdoj akoma dhe sot që jam bërë 8 vjeçare.

Në moshën 5 vjeçare jam përzgjedhur mes 100 fëmijëve në një audicion tek Top Chanel për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, dhe 2 vite rresht unë kam qenë asistentja e Arbana Osmanit, ndjek kursin e këngës tek qendra kulturore për fëmijë viti tretë radhazi  ku dhe jam vlerësuar me certifikata çdo vit.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Në çfarë aktivitete keni marrë pjesë?  

Perla Lloci: Jam marrë pjesë në sfilatë të ndryshme dhe jam përzgjedhur si “Miss Kuq e Zi “Miss Fotozhenia” , kam marrë pjesë në reklama televizive të ndryshme dhe në vidioklipe këngësh.

Kids of Kosova: Kur të rriteni ëndërroni të merreni me balet apo me krejt diçka tjetër?

Perla Lloci: Unë tani kam shumë dëshira dhe i ndërroj çdo ditë, por skena ngelet një nga ëndrrat e mia kur kam publikun përpara që më troket. Ndjehem aq mirë dhe e bëjë akoma më mirë atë që kam marrë përsipër të bëjë. Kur të rritem dua të bëhem një prezantuese e njohur.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj për moshatarët e juaj?

Perla Lloci: Moshatarëve të mija ju uroj të rriten të shëndetshëm dhe të lumtur, të duan prindërit të lexojnë sa më shumë, dhe të shijonë fëmijërinë, ne jemi e ardhmja.

(Kids of Kosova)

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...