E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Përkrahësit për lejimin e shamisë në shkolla vërsulen për të komentuar te ministrja Nagavci

- Advertisement1-

Fushata me kërkesën për ndryshimin e udhëzimit administrativ për çështjen e shamisë në shkolla është bërë trend në Facebook.

Në çdo postim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Arbërie Nagavci, në pak minuta bëhen mijëra komente me hashtagun “ndryshojeni_ua_per_shaminë”.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci ua ka hequr mundësinë për komentim ‘ushtrisë së shamisë’, ndërsa këta e kanë gjetur një tjetër mënyrë për të reaguar, raporton Gazeta Express.

Në pamundësi për të komentuar, ata tani po reagojnë me “haha” në postimet e ministres në Facebook. Në postimin e fundit të Nagavcit, 979 persona reaguan kështu.

Postimi i fundit i ministres Nagavci ku lejohen komentet, i ka marrë 2 mijë e 700 komente, shumica dërmuese e tyre me kërkesën për ndryshimin e udhëzimit administrativ.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit që ndalon bartjen e shamisë në shkolla. Ai aktualisht nuk zbatohet në tërësi si akt, por tashmë është shtrirë gjerësisht kërkesa që ai të ndryshohet dhe ajo pikë mos të ekzistojë fare.

Para pak ditësh, edhe kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kërkesën për shfuqizimin e këtij akti nënligjor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...