E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Përjetësia, qëllimi im”, 11-vjeçari diplomohet në fizikë dhe synon doktoraturën

- Advertisement1-

Laurent Simons, 11-vjeçari belg, është diplomuar në fizikë në Universitetin e Antwerpen, duke e bërë atë të diplomuarin e dytë më të ri në botë.

Gjeniu 11-vjeçar përfundoi studimet në bachelor për vetëm një vit; në një kohë kur studimet zakonisht zgjasin të paktën tre vjet.

- Advertisement -

Në një bisedë me të përditshmen holandeze De Telegraaf, Simons tha: “Përjetësia është qëllimi i im. Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit që të jetë e mundur me pjesë mekanike. Unë kam hartuar një rrugë për të arritur deri atje. Dua të punoj me profesorët më të mirë në botë, të shoh brenda trurit të njerëzve dhe të zbuloj se si ata mendojnë.”

Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Laurent Simons do të ndjekë zyrtarisht programin master, për të cilin ai tashmë ka marrë disa kurse, dhe më pas synon të përfundojë doktoraturën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...