Përjetë në lëkurë: VIP-at shqiptarë që kanë bërë tatuazh fëmijët e tyre

- Advertisement -

Elgit Doda ka vendosur të bëjë tatuazh në krah një moment shmë të ëmbël me vogëlushin Krid.

Ai ka bërë tatuazh një prej fotove që e ka ndarë dhe me ndjekësit në ‘Instagram’, ku shfaqet gjatë perëndimit të diellit me të birin në krahë.

- Advertisement -

Loredana dhe Mozzik kanë bërë tatuazh vajzën e tyre, Hanën. Loredana ka shkruar emrin e vogëlushes ndërsa Mozzik ka bërë portretin e saj ëngjëllor.
 

Bora Zemani ka pikturuar dy flokë dëbore të cilat përfaqësojnë atë dhe djalin e saj Arborin, pasi të dy emrat e tyre përmbajnë fjalën borë. Moderatorja ka treguar pak kohë më parë se Arbor është emocionuar kur e ka parë tatuazhin.

- Advertisement -

Sapo Ajka erdhi në jetë, Bes Kallaku bëri një tatuazh mjaft domethënës për të bijën: “O lule e bukur e gjakut tim.” Besi ka rrëfyer se kjo është një shprehje arbëreshe dhe shumë e goditur.